Bebe Rexha nuk njihet e fotografuar në aeroport, pa "make-up" dhe me shapka

17 November 2023, 14:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bebe Rexha nuk njihet e fotografuar në aeroport, pa "make-up" dhe
Bebe Rexha

Bebe Rexha arriti të fluturojë pa u vënë re kur mbërriti në Aeroportin e Brisbanes, përpara turneut të saj të koncerteve në Australi, kështu shkruan gazeta britanike Daily Mail për këngëtaren shqiptaro-amerikane.

Ajo ndërroi shkëlqimin e tapetit të kuq për një veshje shumë më të thjeshtë, teksa bëri rrugën e saj përmes terminalit të zënë, e veshur me një këmishë të zezë dhe pantallona sportive të gjera.

Ajo nuk kishte makijazh në fytyrë dhe mbante flokët e saj bionde në valë të lirshme, ndërsa plotësoi pamjen e saj me sandale të zeza, unaza diamantesh dhe një palë kufje të mëdha.

Bebe Rexha nuk njihet e fotografuar në aeroport, pa "make-up" dhe


Video