Puthje intime me një tjetër djalë, Rizarta Hoxha surprizon pas aludimeve për romancën me Arbër Çepanin (VIDEO)

29 Gusht 2026, 15:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Jeta sentimentale e Rizarta Hoxhës e cila së fundmi është përfolur për një romancë me  Arbër Çepanin, është vënë sërish në qendër të vëmendjes, pasi një video po bën xhiron e rrjetit.

Ka qenë gazetari Etlon Tozaj ai që ka publikuar një moment intim mes Rizarta Hoxhës dhe një tjetër djali, me të cilin influencuesja duket teksa ndan një puthje.

Ajo që është e sigurt në videon e shpërndarë është fakti se djali nuk është Arbër Çepani!

Publikimi i videos vjen në kulmin e ditëve kur Rizarta përflitej për një romancë me Arbër Çepanin, detaj për të cilin deri më tani nuk ka reaguar publikisht për ta mohuar apo pohuar marrëdhënien e dyshuar mes dyshes.

Megjithatë akoma nuk dihet data e saktë e filmimit të videos, ndërsa Tozaj ka ngritur dhe në pyetje, përgjigjen e së cilës duan të dinë dhe ndjekësit: Video është filmuar para apo pas udhëtimit në Spanjë, ku Rizarta u shfaq në një foto krah Abër Çepanit?!


Video