Publikoi motrën topIess në rrjetet sociale, momenti kur Genardi dhe Sonida u shoqëruan për në spital! (DALIN PAMJET)

8 Shkurt 2026, 11:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Genard Hajdini/ Sonida Hajdini

Disa ditë më parë rrjetet sociale u “pushtuan” nga një video e shpërndarë nga Genard Hajdini, në të cilën shfaqej motrat e tij, Sonida Hajdini gjysmë e zhveshur.

Pamjet u përhapën me shpejtësi dhe sollën reagime të forta te ndjekësit, të cilët shprehën shqetësimin e madh për gjendjen e saj dhe kërkuan ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.

Gjatë verifikimeve u konstatua se videoja ishte publikuar me qëllim për t’u bërë “virale”, nga vetë Genard Hajdini dhe nuk kishte elementë dhune apo qëllime dashakeqësie.

Megjithatë, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike u vendos që të dy, të shoqëroheshin për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërkohë që video u fshi menjëherë nga rrjetet sociale.

Gjithashtu bëhet me dije se Sonida më herët ka qenë e shtruar në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë dhe ishte lënë në trajtim ambulator, nën kujdesin e një kujdestareje të caktuar nga familja.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht vëlla e motër ndodhen të shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës, ku po marrin trajtim më të specializuar dhe janë nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.



Video