“Mos mi bjer djalit, mos ma ngacmo vajzën", Luizi zbulon mesazhet e familjarëve të banorëve të BBV para hyrjes në shtëpi (VIDEO)

7 Shkurt 2026, 13:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk ka trazuar vetëm rrjetin, por ka futur në ‘panik’ familjarët e banorëve që ndodhen aktualisht në garë.

Gjatë koncertit të tij të fundit në Tiranë, fenomeni i këtij formati zbuloi një prapaskenë interesante: në telefonin e tij kanë ardhur mesazhe nga prindërit dhe të afërmit e konkurrentëve, të cilët i kanë kërkuar “mëshirë” për të dashurit e tyre.

Me stilin e tij karakteristik, Luizi zgjodhi t’u përgjigjej publikisht nga skena, duke i siguruar se qëllimi i tij është spektakli.

“U them gjithë atyre familjarëve të konkurrentëve që më kanë shkruar: ‘Jo po ma ki kujdes djalin, vajzën, mos mi bjer vajzës, mos mi bjer djalit’… nuk kam punë me ta. Thjesht do kënaqemi, keni me u kënaq tu e pa, vetëm kaq po ju them,” u shpreh ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

 


Video