Përfshihet nga flakët banesa e këngëtarëve Naim Abazi e Mihrije Braha, ja shkaku i rënies së zjarrit

25 May 2023, 18:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet nga flakët banesa e këngëtarëve Naim Abazi e
Mihrije Braha dhe Naimi Abazi

Banesa në Prishtinë e dy këngëtarëve të njohur nga Kosova, Mihrije Braha dhe Naimi Abazi është përfshirë nga zjarri së fundmi.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa lajmin e ka konfirmuar këngëtarja Mihrije në një prononcim për mediat kosovare.

Braha tha se gjatë kohës së incidentit në banesë ndodhej djali i tyre, Platori bashkë me partnere e tij, por që të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po është e vërtetë na është djegur banesa, në momentin e ngjarjes në shtëpi ka qenë Platori dhe partnerja e tij, por ajo që ka rëndësi është se të gjithë jemi mirë me shëndet”, tha Mihrija.

Të pyetur se cili mund të ketë qenë shkaku i shpërthimit të zjarrit, ata janë përgjigjur “si duket rryma”.


Video