
Pas përfundimit të "Big Brother Vip", çifti më i komentuar i momentit në showbizin shqiptar Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nuk është se kanë qenë shumë aktiv në rrjetet sociale me foto dhe video ku shfaqen të dy bashkë.
Nisur nga kjo, ka patur dyshime se si po ecën marrëdhënia mes tyre. Por nga fotot dhe videot e qarkulluara në rrjetetet sociale, ata janë parë shpesh në darka së bashku, madje Kiara e shoqëroi Luizin dhe në një prej koncerteve të tij në Kosovë.
Ditën e sotme Luizi dhe Kiara ndodhen në vendlindjen e këngëtarit, në Shkodër, aty ku banon dhe familja e tij. Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto dhe video ku Kiara shfaqet në fasoneri dhe të gjitha gratë duan të bëjnë foto me të.
Ndërsa Luizi, ka postuar në InstaStory një foto me disa fëmijë të vegjël, ku shfaqet në një shkollë dhe krahas fotos shkruan: "Me çapaçulat Ju dua fort".