Olta Gixhari flet për momentin kur mori vesh “që gjysma e shqiptarëve e urrente”

22 Shtator 2023, 20:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Olta Gixhari

Rrugëtimi i Olta Gixharit në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania” u shoqërua me një marrëdhënie dashuri-urrejtje të ndjekësve.

E vendosur si kundërshtarja kryesore e Luiz Ejllit, protagonisti kryesor dhe personazhi më i komentuar dhe pëlqyer, Olta u pa nga shumë shikues si “antagonistja” e reality show-t.

Në Instagram, dikush e pyeti për ndjesinë kur mori vesh që “gjysma e shqiptarëve e urrente”.

Me “gjysma e shqiptarëve” nënkuptohet një pjesë e konsiderueshme e njerëzve që shihnin “Big Brother VIP”.

“U lumturova shumë, që e para kisha gjysmën tjetër të shqiptarëve, dhe që kisha shkaktuar ndjesi kaq të forta si dashuri-urrejtje, pasi është pika më e lartë e suksesit që mund të mbërrihet nga një reality show,” u përgjigj aktorja.

“Por mos harroni që një fije e hollë i ndan, se kur dola të gjithë më donin përsëri brenda shtëpisë”, shtoi ajo.

Olta Gixhari flet për momentin kur mori vesh “që gjysma e

 

Video