“Nuk e dua burrin futbollist se ata dëmtohen shpejt”, Rike Roçi tregon si e ngacmojnë meshkujt në rrugë: Më thonë ‘të hëngsha…’

18 Qershor 2024, 21:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rike Roçi në Fiks Fare

E cilësuar si vajza më seksi në "BBV3" Rike Roçi, ishte e pranishme këtë të martë në studion e Fiks Fare.

Bashkë me dy moderatorët Dori dhe Devi, Rike Roçi foli mbi jetën e saj private, planet në të ardhmen dhe patjetër për politikën.

Pjesë nga biseda:

Devi: Pas  dole nga BBV3 the se u ndave nga i dashuri. Tani në çfarë statusi je?

Rikja: Bosh, bosh, bosh se s’kam pse të gënjej

Devi: Nëse do ishe përball ndonjë futbollisti të bukur, do ta zgjidhje që të bëheshe plot?

Rikja: Futbollist?! Po futbollistët dëmtohen shpejt, unë nuk dua meshkuj që dëmtohen

Dori: S’ka faj o Devi  se futbollistët 30 vjeç marrin fund.

Dori: Po kur del në rrugë Rikja si reagojnë meshkujt?

Rikja: Më ka rastisur që sa herë dal në këmbë janë të uritur këta çunat, nuk e di nuk hanë bukë në shtëpi dhe gjithmonë thonë  “O të hengsha  këtë, o të hëngsha atë” kanë uri, kanë uri.

Dori: ( tregon dorën e Rikes ku duket një unazë diamanti) Shiko me çfarë kemi të bëjmë këtu!

Rikja: Po është diamant e kam blerë vetë, pasi asnjë nuk ma dhuronte e bleva vetë. Do rri unë të pres të ma dhuroj dikush , e bleva vetë dhe mbarova punë shpejt e shpejt.

Dori: Tani me politikën si i ke marrëdhëniet ti, i njeh , të njohin?

Rikja: Jo as nuk i njoh as nuk më njohin

Devi: Jo për të njohur të njohin

Rikja: Nuk i kam marrëdhëniet mirë, nuk marr vesh nga politika.

Devi: Ne kemi përzgjedhur disa nga figurat politike të vendit, i pari është ( tregohet fotoja  e kryeministrit) Si të duket kështu?

Rikja: Kryeministri. Mirë mirë, s’ më duket keq. I gjatë mirë, mirë.

Devi: Po të mos ishte i martuar do ishte një burrë i mirë Rama për ty?

Rikja: Po s’e di unë e shoh si kryeministër dhe çfarë bën për Shqipërinë , nuk e shoh për gjëra të tilla.

Dori: Hiqe, hiqe  nuk bën Rama

Devi: ( Foto e Berishës) Po ky të pëlqen për burrë?

Rikja: ( qesh me të madhe) Ky mund të jetë për vjehërr po për kështu…

Devi: Për vjehërr është i zënë , por për burrë edhe mund të flasim

Rikja: ( në foto Basha) Ahhh i bukur i bukur Basha. Pasi kam dëgjuar që edhe Egla më ka krahasuar me Bashën. Që Basha do isha unë në shtëpi sepse është i pashëm edhe unë them simpatik, simpatik

Devi: ( foto e Metës) Po ky tjetri?

Rikja: Aaaa ky është Ilir Meta

Devi: Po Ilir Meta ish futbollist i kombëtares

Rikja: Ish futbollist, nuk loz keq jo

Dori: E ke dhe të fuqishëm siç e do ti

Rikja: Nuk dëmtohet , nuk dëmtohet vetëm ka dëmtuar

Devi: ( foto e Kryemadhit) Shikojmë edhe këtë

Rikja: Monika më duket grua e fortë!

Video