Loredana publikon foton "e papërshtatshme", ajo e ulur në banjo, ndërsa Karim Adeyemi duke larë dhëmbët

18 Qershor 2024, 14:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Karim Adeyemi dhe reperja Loredana Zefi po kalojnë së bashku pushimet në Greqi.

Dhe në një postim në Instagram, 28-vjeçarja ka publikuar disa momente me futbollistin nga pushimet e tyre, përfshirë një selfie të çuditshme në tualet me Karim.

Në imazh shihet 22-vjeçari teksa bën një selfie në pasqyrë me furçë dhëmbësh në gojë. Ndërsa sfond qëndron e dashura e tij, e ulur në banjo.

Loredana duket se nuk e vret mendjen për pozën në momentin intime, teksa e lumtur bën simbolin e paqes me dy gishta.

Ndërkohë në imazhet e tjera, çifti pozojnë duke u puthur e përqafuar, teksa i dhurojnë dashuri njëri-tjetrit.

Video