Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një anë më natyrale të sajën, duke publikuar disa foto pa make up.
Në “Instastory", Bebe tregoi me krenari si dukej pa make-up, duke përfshirë rrathët e errët poshtë syve –një tipar që ajo e ka pasur gjithmonë.
Në njërën nga postimet, Bebe shkruan tha se rrathët e errët poshtë syve i ka pasur që në rininë e saj dhe theksoi se tashmë i pranon me krenari.
“Nuk dua të dëgjoj ndonjë koment për rrathët e mi të errët. Kjo është diçka që gjithmonë kam pasur teksa rritesha dhe gjithnjë mendoja se ishin të shëmtuar, por tani mendoj se janë të këndshëm”, shkroi Bebe Rexha.
Ky mesazh i saj vjen si një ftesë për pranimin e natyrshmërisë dhe veçorive unike, duke inkurajuar fansat të ndihen rehat me pamjen e tyre të vërtetë.