FOTO/ Pas propozimit për martesë, modelja Cindy Marina dhe DJALI i Jozefina Topalli drejt altarit!

9 Nëntor 2024, 14:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cindy Marina/ Genar Topalli

Një lajm i mirë vjen nga Cindy Marina dhe Genar Topallit.

Çifti duket se do të celebrojë në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare. Ka qenë vetë nusja, Cindy Marina ajo e cila ka bërë me dije se së shpejti do të shkojë drejt altarit me dashurinë e saj, Genarin.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo ka postuar ftesat e vajzave të cilat do ta shoqërojnë në ditën e saj më speciale.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Genari iu ul në gjunjë gazetares së sportit dhe i propozoi asaj për martesë.

Epo, duke qenë se kemi shkuar deri te ftesat e dasmës e merrni me mend dhe përgjigjen që ajo i ka dhënë.

Deri më tani, vetë çifti ka zgjedhur që mos të ndajë detaje nga ceremonia e tyre.

Por nga ajo që kemi mundur të mësojmë, çifti do të organizojë një ceremoni të madhe, ku do të jenë shumë të ftuar VIP.

Veç emrave të njohur të showbizzit, në këtë ceremoni nuk do të mungojnë as emrat e njohur të politikës.

Në një nga resortet më të njohura të vendit, çifti ka më shumë se 200 të ftuar dhe të ftuar do të jenë disa këngëtarë, për të ndezur atmosferën. Nusja ka menduar për të gjitha detajet, ku do të jenë disa fustane që ajo do të ketë.

Bëhet me dije se çifti do të ecë edhe drejt altarit, duke realizuar kështu edhe dasmën e tyre në kishë. Në planet e çiftit ka qenë edhe një dasmë jashtë vendit, por deri më tani, nuk dihet nëse ceremonia tjetër do të organizohet.

Teksa Cindy ka qenë disi më e prirur të ndajë disa detaje nga ceremonia, Genari ka preferuar që të mbajë gjithçka sa më diskrete, duke mos dashur të ndajë detaje me publikun.

Sakaq, me shumë vëmendje pritet edhe dedikimi që Jozefina Topalli do t’i bëjë djalit të saj dhe nuses në ditën e tyre më të rëndësishme.

Vetëm pak kohë më parë, miss-i tregoi se në vitin 2024 ajo dhe Genard mund të ketë kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

“E kemi diskutuar që të martohemi pse jo, por çdo gjë ndodh në momentin e duhur kështu që po presim momentin. Do kisha dëshirë një gjë private dhe një gjë që ai e ndjen nga zemra. Është romantik”- tha Cindy.

Modelja ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen e partnerit të saj Genard Topallin, të cilin e ka bërë publike disa vite më parë.

Ndonëse është një nuse në atë shtëpi, modelja tha që ndihet shumë mirë me shumë e respektuar nga familja e Genardit.

Marina nuk i shpëtoi pyetjes me spec të gazetares, si ndihet ajo kur njerëzit e cilësojnë si nusja e Jozefina Topallit, ndërsa ajo tha që nuk e ka problem këtë gjë pasi ndihet shumë e lumtur që është pjesë e kësaj familje.

“Nuk ndjehem keq, ndjehem shumë e lumtur që jam nusja e djalit të saj dhe që jam pjesë e familjes së tyre. Edhe nëse më përmendin në media për këtë gjë, më përmendin edhe për punët e tjera që kam bërë, më kanë përgëzuar edhe për personin që jam. Jozefina është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka afruar shumë”, tha ajo.

Nga ana tjetër për sa i përket marrëdhënies me kunatën e saj Megi, Cindy tha që është shumë e mirë dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

“Megi si kunatë është perfekte. Ajo është një person që e respektojnë të gjithë dhe unë jam shumë e lumtur që e kam kunatë” u shpreh modelja.

Më tej, miss-i ka folur edhe për planet për jetën e re, këtë herë si çift.

“Edhe mund të kthehem në Amerikë, nëse pranon Genari. Por do t’ia lëmë së ardhmes. Jozefina nuk ndërhyn shumë në marrëdhënien tonë, thotë ‘vetëm të jeni ju të lumtur’. Është shumë pozitive. Me Genarin shkojmë shumë shpesh në Shkodër. Kam marrëdhënie shumë të mirë me motrën e Genarit, si edhe mamanë e tij. Nuk e di! Edhe për fëmijë kemi kohë”, tha Cindy Marina.

Cindy tha se marrëdhënia me Genarin ishte e papritur dhe theksoi, gjithashtu, se vlerat e tij ia dolën t’ia merrnin zemrën.

“Në fakt, ky ishte vërtet viti i shkodranëve. Marrëdhënia me Genarin ishte e papritur, s’e kisha parë veten me një djalë shqiptar sepse jam lindur e rritur në Amerikë. Por Genari është i veçantë, ka shumë vlera. I besoj shumë, e arriti që të më vidhte jo vetëm mendjen, po edhe zemrën”, tha ajo.

“Është shumë i dashur, e shpreh shumë dashurinë dhe kjo është gjëja më e bukur. Është shumë inteligjent dhe unë gjithmonë mësoj nga ai, kjo është dhe arsyeja se pse e dashuroj. E kam njohur shumë rastësisht, kemi një lidhje familjare por nuk e kisha takuar kurrë. Kur e takova rastësisht në plazh, luajtëm volejboll dhe mesa duket aty ndodhi. Jemi njohur në mënyrë shumë miqësore”.

E pyetur nëse partneri i saj bëhet xheloz gjatë intervistave që ajo zhvillon me futbollistët, ajo tha se Genari nuk bëhet, përkundrazi tha se ai është mbështetja e saj më e madhe.

“Në fakt s’e kam pyetur kurrë, por ai nuk mërzitet. S’ma ka shprehur shumë xhelozinë, sepse është edhe bashkëpunëtori im. Madje dhe i kërkoj ndihmë për pyetjet që t’u bëj të intervistuarve dhe futbollistëve”, tregoi ajo.

Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private, por së fundmi Cindy ishte e ftuar në ‘Natën me Aulonën” ku zbuloi disa të pathëna. Sa u përket gjërave që pëlqen te partneri i saj, ish-missi u shpreh: “Genari ka shumë gjëra që më pëlqejnë tek ai, është shumë i sinqertë, shumë i zgjuar, shumë i dashur, ka shumë karakteristika që i vlerësoj tek ai.

Kisha fatin që Jozefinën e kisha takuar më para se Genarin, jemi njohur.

Nuk po shkoja për herë të parë ta takoja pasi isha lidhur. Më kanë pritur shumë mirë”.

Video