Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Aktorja e humorit Delinda Disha ka zbuluar sëfundmi se është në pritje të ëmbël.
Tashmë familjes së saj do t'i shtohet një pjesëtar i ri, një vit pasi aktorja humbi binjakët e saj.
Lajmin e konfirmoi ajo vetë në një postim në Instagram.
Delinda ka publikuar një foto me partnerin dhe djalin e tyre teksa po shijojnë disa ditë në Romë, prej ku ka zbuluar edhe lajmin.
Teksa shfaqen krahë njëri-tjetrit, djali i tyre shihet duke mbajtur në dorën foton e ekos së bebushit që po presin.
“Me plot dashuri si vetë Roma”, shkroi aktorja krah postimit.