“Fiksimi” i Berlusconit u fut në shtëpinë e Big Brother, kush është Jori Delli modelja që marrosi italianët (Foto)

5 March 2023, 09:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Fiksimi” i Berlusconit u fut në shtëpinë e Big

Modelja shqiptare Jori Delli është bërë mbrëmë pjesë e Big Brother Vip.

Ndoshta janë të paktë ata që e kanë njohur, por bukuroshja ka krijuar karrierën e saj në Itali.

Para pak kohësh ajo u bë e njohur për median shqiptare pasi “mahniti” dhe “joshi” me bukurinë e saj të famshmin Silvio Berlusconi.

Delli ishte e ftuar në një prej programeve italiane, të cilin siç duket Berlusconi e ndiqte  me vëmendje.

Ish kryeministri italian ka telefonuar drejtorin dhe i ka thënë ta lejojë të përshëndesë shqiptaren e ftuar.

“Je shumë e bukur, më ke pushtuar,”- mësohet se ka thënë Berlusconi.

Kush është Jori Delli që tërhoqi vëmendjen?

Bukuroshja shqiptare jeton në Torino dhe është një nga fytyrat e Sportitalia. Ajo ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale si dhe ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo, ish-trajner i Torinos dhe Livornos.

Jori është një femër shumë e pasionuar pas sportit, fitnesit dhe studion për Inxhinieri në Universitetin Politeknik të Torinos.

Jori është shoqe e Beniadës dhe pak kohë më parë në një intervistë, ajo është shprehur se do t’i pëlqente të hynte në Big Brother dhe të ishte aty brenda Butrint Imeri.

 

 



Video