
Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori i njohur turk Kadir ?nan?r, një nga figurat më të shquara të epokës së artë të kinemasë turke, Ye?ilçam. Ai ndërroi jetë të premten, pas disa javësh në kujdes intensiv, ku po trajtohej për pneumoni dhe komplikacione të rënda shëndetësore.
Për publikun shqiptar, Kadir ?nan?r do të mbetet i paharruar për rolin e Iljazit në filmin “Shamikuqja” (Selvi Boylum Al Yazmal?m), një nga filmat më të dashur të kinematografisë turke. I prodhuar 45 vite më parë dhe i shfaqur në Shqipëri gjatë viteve ’80, filmi u kthye në një klasik, ndërsa personazhet Iljazi dhe Asja fituan zemrat e brezave të tërë. Dyshja u kthye në një nga çiftet më ikonike të kinemasë turke.
Gjatë karrierës së tij mbi pesë dekada, ?nan?r interpretoi në afro 200 filma, fitoi çmime prestigjioze dhe bashkëpunoi me regjisorët më të njohur të Turqisë. Përveç kinemasë, ai ishte aktiv edhe në televizion si aktor, prezantues dhe regjisor.
Vitet e fundit ai u përball me probleme të shumta shëndetësore, përfshirë ndërhyrje kirurgjikale, emboli cerebrale dhe goditje në tru, ndërsa paraqitja e tij e fundit në film ishte në vitin 2019 me Kap?.
Kadir ?nan?r lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike që do të mbetet pjesë e historisë së kinemasë turke.