Për shumë pushues që zgjedhin Vlorën si destinacion veror, dilema më e zakonshme pas disa ditësh plazh është: çfarë mund të bëjmë më tepër? Përgjigjen e gjeta të shtunën e kaluar, në një udhëtim me skaf të organizuar nga TripMeToday, një eksperiencë që zgjati nga ora 10:30 e paradites deri në 19:00 të mbrëmjes dhe që më lejoi të zbuloja nga afër disa prej perlave më të fshehta të bregdetit shqiptar.
Me disa ndalesa të shkurtra në gjire të vegjël e të virgjër dhe me një qëndrim prej më shumë se dy orësh në Gjirin e Gramës, një prej vendeve më të bukura të Gadishullit të Karaburunit, kjo ishte shumë më tepër sesa një xhiro turistike. Ishte një udhëtim mes historisë, natyrës dhe aventurës.
Ndalimi i parë ishte në Shpellën e Haxhi Aliut, një nga atraksionet më të njohura të zonës. Më pas, skafi vijoi rrugën përgjatë brigjeve shkëmbore të Karaburunit, duke zbuluar pamje që nga toka janë pothuajse të paarritshme.
Në timon ishte Edison Karafilaj, themeluesi dhe kapiteni i TripMeToday. Me më shumë se 20 vite njohje të detit dhe 10 vite eksperiencë në shoqërimin e turistëve, ai duket se ka gjetur formulën e duhur për të menaxhuar me sukses grupet e ndryshme që ngjiten çdo ditë në skafin e tij.
Gjatë gjithë udhëtimit, Karafilaj i përgjigjej me të njëjtën dashamirësi pyetjeve të turistëve francezë, rumunë apo spanjollë. Nuk mungonin as batutat dhe momentet argëtuese, që bënin të qeshnin pasagjerët dhe krijonin një atmosferë miqësore mes njerëzve që deri pak orë më parë nuk njiheshin me njëri-tjetrin.
Sipas tij, vitet e fundit numri i turistëve të huaj që vizitojnë këtë zonë është rritur ndjeshëm. Francezë, spanjollë, polakë, gjermanë e rumunë janë vetëm disa nga kombësitë që zgjedhin të zbulojnë brigjet shqiptare nga deti. Këtë e dëshmoi edhe udhëtimi ku mora pjesë: nga 31 persona në bord, 29 ishin turistë të huaj.
Ky fakt flet jo vetëm për bukuritë natyrore të Karaburunit dhe Sazanit, por edhe për interesin gjithnjë e në rritje që Shqipëria po zgjon tek të huajt.
Në fund të ditës, teksa skafi kthehej drejt Vlorës, mbetej ndjesia se kishim parë një Shqipëri ndryshe, atë të gjireve të fshehta, ujërave kristal dhe peizazheve që të lënë pa fjalë.
Për këdo që kalon pushimet në Vlorë dhe mendon se qyteti ofron vetëm plazh, një ditë me TripMeToday është një mundësi për të përjetuar diçka krejt tjetër. Jo vetëm për t’u argëtuar, por edhe për të njohur nga afër skutat më të bukura të gadishullit më mahnitës të vendit tonë.
View this post on Instagram
Me Edison Karafilajn në timon dhe TripMeToday si guidë, kjo mund të jetë fare lehtë një nga ditët më të bukura të verës suaj.