"Mos e përmend pronarin e palestrës", Pse Mateo qau brenda shtëpisë së ‘BBVA’? Flori i përmendi shokun e ndjerë...

8 Janar 2026, 10:24Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Mateo dhe Flori, janë përfshirë diten e sotme në një debat mjaft të fortë.

Me shaka Flori nisi të thoshte se do të shesim ambientin e palestrës ku punon Mateo, dhe përshëndeti edhe pronarin.

Banori u duk se e mërziti kjo gjë dhe menjëherë ngriti zërin, duke i thënë që të mos e përmend më. Mateo shton se do t’ia shpjegojë në një moment tjetër arsyen, mirepo Flori nuk ndaloi duke e vijuar me tej.

Pjesë nga debati:

Flori: Bëjmë video, shitet ambienti i palestrës. Edhe me gira

Mateo: Ku punoj unë që ta dish ti, nuk ka për të dalë kurrë në shitje,në radhë të parë

Flori: Pronarin e përshëndesim

Mateo: Pusho, të lutem, ta shpjegoj më vonë por mos e përmend më

Flori: Pronarin e përshëndesim

Mateo: Mos e përmend më pra, se ta shpjegoj unë

Lore: Nuk e ke ambientin tënd?

Flori: Hë shpjegoje

Mateo: Mos e përmend

Flori: Mos e ngre zërin

Mateo: Ta shpjegoj më vonë

Lore: Po ta kërkojë kështu, lëre. Unë mendova se e ke ambientin tënd

Keijsi: Varet se si e ka ai situatën jashtë

mateo: Fola ndonjë gjë gabim?

Keijsi: Jo, të dy jeni ne rregull.

Mateo punon në palestën në pronësi të Amarildo Pajtonit, i riu i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motorr më 25 korrik 2024.

Mateo dhe Ildi kanë qenë miq të ngushtë, dhe përmendja e tij edhe pa qëllim preku një dhimbje ende të hapur.

 


Video