Familja e Mateos tallet me përgjigjen e Brikenës në BBVA (VIDEO)

7 Janar 2026, 11:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Telenovela e së shkuarës mes Mateos dhe Brikenës vazhdon të jetë kryefjala e diskutimeve në “Big Brother VIP Albania”.

Ndërsa Brikena po e mohon kategorikisht çdo mundësi për një lidhje, Mateo insiston se mes tyre ka pasur një pëlqim dypalësh.

Por, debati është ndezur edhe më shumë nga një veprim i familjes së Mateos, të cilët menaxhojnë rrjetet e tij sociale. Në Instagramin e tij zyrtar është bërë “repost” një video ku ironizohet hapur qëndrimi i banores.

Familja e Mateos tallet me përgjigjen e Brikenës në BBVA (VIDEO)

Familja e ka shpërndarë videon duke lënë të kuptohet se Brikena “ndihet në siklet derisa flet për këtë raport”, duke e interpretuar nervozizmin e saj si shenjë që fsheh të vërtetën.

Ky veprim tregon se familja e Mateos mbështet versionin e tij të historisë, duke hedhur poshtë mohimet e vazhdueshme të Brikenës.


Video