Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prej tre ditësh, ekipet e shpëtimit dhe ambulancat e për kafshët endacake në Greqi po operojnë në zonat e prekura nga zjarret, për shpëtimin e kafshëve shtëpiake dhe endacake, të mbetura në rrezik.
Mes banesave të djegura dhe vendbanimeve të braktisura, shpëtuesit kontrollojnë shtëpi më shtëpi për të gjetur gjurmë jete.
Nga një qen i lidhur në oborrin e një banese gjysmë të shkatërruar, deri te katër kotele të porsalindura të gjetura brenda një furre druri, këto janë pamje nga momentet e shpëtimit të kafshëve që u gjetën në zonat e prekura.