Me gjoksin shpërthyes në plan të parë, Rike Roci përshëndet ndjekësit duke kënduar (VIDEO)

2 Gusht 2026, 12:24Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas angazhimeve në botën e kinemasë, Rike Roci duket se po zbulon një tjetër pasion të saj.

Modelja dhe aktorja ka publikuar në rrjetet sociale një video gjatë një udhëtimi, ku shfaqet duke kënduar këngën e njohur të Giorgias, “Di sole e d’azzurro”.

Videoja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar interpretimin e saj dhe kanë vlerësuar pasionin që Rike tregon edhe për muzikën. 

Por ajo që bie më shumë në sy se sa këndimi është gjoksi shpërthyes i modeles.

Prej kohësh, Rike është angazhuar në fushën e aktrimit. Ajo ka qenë pjesë e projekteve kinematografike si aktore dhe producente, ndërsa gjatë qëndrimit në Itali është marrë edhe me teatër.

Vetë ajo e ka pranuar se aktrimi ka qenë gjithmonë një nga pasionet më të mëdha të jetës së saj.Tashmë, me videon e fundit, Rike duket se po eksperimenton edhe me muzikën, duke interpretuar një nga këngët ikonike të artistes italiane Giorgia.


Video