Këngëtari Lorenc Hasrama ka folur sërish për mediat pas daljes së tij nga Big Brother VIP.
I ftuar në “Ftesë në 5” në Top Channel, këngëtari tha se kishte kaluar momente të bukura por edhe momente të tjera të cilat do të preferonte t’i shmangte.
Në lidhje me romancën që ka patur me Keisin para BBV, Lorenci tha se ata thjesht kanë patur një raport miqësor dhe kanë dalë disa herë.
“Ka pasur momente të bukura por edhe momente të vështira emocionalisht. Ka pasar momente të vështira të cilat nuk kam dashur t’i kem pjesë të asaj shtëpie. Konkretisht pjesa me Kejsin. Nuk ishte diçka e mirë për t’u përmendur as për mua e as për Kejsin. Dola si njeri që po ndante një çift, ndërkohë hyra për gjë tjetër. Ishte rrëfim i gjatë në dhomën e rrëfimit, por u mor vetëm një pjesë e vogël. E kam përmendur dhe e di që është ditur si gjë jashtë. E mora vesh kur dola, që ishte bërë virale nëpër portale.
Por ne thjeshtë kemi dalë një periudhë, kemi ruajtur një raport miqësor që është dukur qartë aty brenda. Thjesht unë në një rrëfim, ka qenë dita e 2, dhe ishim te pjesa që po ruheshim mos të jepnim info nga jashtë.'' është shprehur Lorenci.