Ndërsa po qëndronin jashtë me Luizin, Qetsorin dhe Efin, Kiara është prekur në një moment dhe ka shpërthyer në lot.
Gjithçka nisi pasi banorët e Big Brother VIP, me përjashtim të Ronaldos dhe Keisit, patën mundësinë që të shohin Big Brother Portokalli pasi kaluan me sukses sfidën e kalimit të pishinës nga njëra anë në tjetrën.
Kiara nuk është ndjerë mirë nga imitimi që i kanë bërë dhe këtë gjë ia ka treguar dhe Luizit pasi panë Big Brother Portokalli.
Pasi panë shfaqjen ajo u pa të përlotej te bari teksa fliste me Luizin.
Ky i fundit i prekur nga gjendja e Kiarës, nuk kurseu dhe një mallkim:
"Ishalla këta lot bien mbi ata që e meritojnë me u ra sipër jo mbi fytyrë të saj."
View this post on Instagram