Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pak ditë pas Dua Lipës e cila do të perforomojë në "Sunny Hill Festival", Tirana do të mirëpresë një tjetër këngëtare shqiptare me famë botërore.
Bëhet fjalë për Rita Orën, koncert i paralajmëruar më herët. Artista me famë botërore do mbajë një koncert në Tiranë më 6 shtator.
Datën e koncertit e ka zbuluar drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të "Tirana European Youth Capital 2022".
Herën e fundit që Rita ka performuar në kryeqytet ka qenë në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që përkon me vitin 2012.
