Pas Stresit, një tjetër reper reagon për atentatin në Fushë-Krujë, publikon foto me viktimat

18 July 2022, 23:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas Stresit, një tjetër reper reagon për atentatin në
Fero dhe viktima Martinaj

Reperi Fero ka qenë i radhës që ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.

Fero ka publikuar foto me viktimat në llogarinë e tij personale në Instagram, ku shpreh dhimbjen e tij për tragjedinë.
"Allahu në parajsë vëllai im”, shkruan Fero në një foto ku shihet pranë Martinajt

Pas Stresit, një tjetër reper reagon për atentatin në

Ai po ashtu ka ndarë një foto me Diklen Vatën, më të cilin siç duket ka pasur gjithashtu miqësi.

Pas Stresit, një tjetër reper reagon për atentatin në

Veç Feros, me herët ka reaguar reperi Stresi, i cili anuloi të gjitha koncertet e planifikuara, pasi humbi mikun e tij, Brilant Martinaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesditës së 17 korrikut, kur tre të rinjve iu bë atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Ndaj makinës ku ishin Martinaj, Vata dhe Hoxha u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa mjeti shpërtheu në flakë.

Vata mundi të dalë nga makina, por autorët u kthyen për ta ekzekutuar. Ndërkohë, Hoxha dhe Martinaj u dogjën në makinë.


Video