"Më keni kënaqur"/ Kjo është kërkesa e Kiarës për fansat për videot që i kanë bërë me Luizin

29 March 2023, 17:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Më keni kënaqur"/ Kjo është kërkesa e
Luizi dhe Kjara

Moderatorja Kiara Tito është rikthyer të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale pas daljes nga Big Brother Vip dhe duket se të gjitha postimet kanë lidhje me vetëm një emër, Luiz Ejllin dhe romancën që ka me këngëtarin shkodran.

Sot, InstaStory i saj është mbushur plot me video editime të krijuara nga fansat gjatë kohës që Kiara ishte brenda shtëpisë në momente të lezetshme për Luizin.

Duket se Kiarës i kanë pëlqyer aq shumë këto video sa iu ka kërkuar fansave që t'i dërgojnë sa më shumë dhe më të mirat ajo i publikon në InstaStory.

"Më keni kënaqur me video-edits tuajat, vazhdoni mi dërgoni dhe do bëj repost më të bukurat. Faleminderit për mbështetjen" ka shkruar ajo në një InstaStory.

Në një prej videove të postuar, Kiara ka dhe një mesazh për Luizin, ku sipër pamjeve shkruan "Më mungon" dhe një zemër të kuqe.

"Më keni kënaqur"/ Kjo është kërkesa e"Më keni kënaqur"/ Kjo është kërkesa e"Më keni kënaqur"/ Kjo është kërkesa e"Më keni kënaqur"/ Kjo është kërkesa e



Video