Heshti kur ja nxorrën në BBV, dalin provat që vërtetojnë lidhjen e Kiara Titos me djalin e biznesmenit të njohur (FOTO)

29 March 2023, 16:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Heshti kur ja nxorrën në BBV, dalin provat që
Kiara Tito dhe Ron Koka

Pak muaj më parë në nisje të “Big Brother VIP”, Kiara Tito u bë kryefjalë e mediave, ku u përfol dhe për disa emra që u aludua se kanë qenë ish të dashurit e saj.

Një prej tyre ishte dhe Ron Koka (Renald Koka), djali i biznesmenit Leonard (Nari) Koka. Pas publikimit të lajmit, erdhi një reagim nga ky i fundit i cili e mohonte të kishte qenë në një lidhje romantike me moderatoren.

Pak kohë më vonë, produksioni ia nxorri si lajm edhe Kiarës në Big Brother Vip, por ajo nuk i kushtoi shumë rëndësi këtij lajmi, por u mor me reagimin e Efit ndaj saj.

Por, edhe nëse ata e mohojnë, faktet në rrjetet sociale të secilit provojnë të kundërtën. Verën e kalua duket se dyshja e ka kaluar bashkë dhe në pushime mjaft luksi.

Në të njëjtat data, korrik-gusht 2022, Kiara dhe Roni kanë vizituar ishujt luksoze të Greqisë si Santorini dhe Mykonos. Nga pushimet luksoze nuk kanë munguar as pozat e të dyve, pikërisht në të njëjtat vende.

Heshti kur ja nxorrën në BBV, dalin provat qëHeshti kur ja nxorrën në BBV, dalin provat që



Video