"Me jaranin isha, me jaranin jam", Bora dhe Donaldi ia hedhin valles në dasmën e Arbrit

2 October 2022, 12:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Me jaranin isha, me jaranin jam", Bora dhe Donaldi ia hedhin valles

“Arratia” ka marrë fund për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn. Pasi pranuan rikthimin, çifti nuk fshihen më dhe tashmë mund të shfaqen bashkë edhe në evente publike.

Kështu, Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli i dhanë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme.

Çifti, të cilët janë në një marrëdhënie prej më shumë se katër vitesh, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Dhe Bora me Donaldin kanë qenë bashkë në dasmë. Në rrjetet sociale janë publikuar video të shumta ku çifti shihet i buzëqeshur duke kërcyer.

Ata duken shumë të afërt duke u përqafuar dhe biseduar bashkë. Po ashtu në dasmë ka qenë edhe Romeo i cili ka qëndruar pak më larg çiftit duke u dhënë “hapësirën” e nevojshme.

Bora shihet elegante e veshur me një fustan të zi të gjatë. Kurse Donaldi ka veshur një kostum stil sportiv, gjithashtu të zi.

 


Video