Bora Zemani zbulon pse zgjodhi Donaldin dhe Romeon për intervistën e parë

1 October 2022, 22:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bora Zemani zbulon pse zgjodhi Donaldin dhe Romeon për intervistën e
Bora Zemani

Prej dy vitesh ishte nën moderimin e Për’puthen, kësaj here Bora Zemani do të vijë në një format ndryshe.

Ashtu siç është konfirmuar prej kohësh nga vetë ajo, Bora do të moderojë spektaklin e kërcimit “Dancing With the Stars.”

Së fundmi, e ftuar në “Më Lër të Flas”, Bora ka treguar se si e priti propozimin për t’u bërë pjesë e këtij projekti dhe shprehu se e ka imagjinuar ta prezantojë qëkur ajo ishte fare e vogël.

“Fillimet e reja janë gjithmonë shumë të bukura, ky është një nga programet që e kam pëlqyer gjithmonë që kur isha e vogël thoja “a do ta prezantoj unë.” Plus kam studiuar edhe balet dhe e ndjej veten shumë mirë aty”, tha Bora.

Gjithashtu moderatorja u pyet nga Romeo: Ti ke një kohë të gjatë që nuk bën intervista pse këtu?

“Përveç pjesës që e shpjeguam që m’u lutët shumë, dhe ju luta unë pastaj, realisht mendoj që ishte vendi i duhur për të dhënë një intervistë. Edhe nuk kam pasur asgjë të re nga ana profesionale që të flisja. Kjo është një nga arsyet: arsyeja e parë promovimi i një projekti shumë të madh. Ky muaj është edhe muaji që mund të rrumbullakosë edhe një moment shumë të rëndësishëm për mua, por dhe Donaldin, takimi i famshëm në Big Brother. Një arsye tjetër është, pse të mos jem me dy ish-kolegët e mi”, tha Bora.


Video