Venera Lumani dhe Lind Islami kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë, përmes një dasme të organizuar dje, më 7 tetor, në një resort në Gjirin e Lalëzit, në shoqërinë e familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Çifti nuk ka publikuar ende foto nga ceremonia, por në rrjete sociale kanë qarkulluar disa foto dhe video nga eventi.
Pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëri e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike.
Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska – janë vetëm disa nga emrat që nuk kanë munguar në këtë dasmë.
Dasmën çifti e paralajmëroi pak muaj më parë në një intervistë televizive.
Çifti u njoh në vitin 2012 në “The Voice of Albania” dhe që prej atëherë nuk i janë ndarë më njëri-tjetrit. Në qershor të vitit 2018, ata njoftuan se ishin fejuar.