Luiz Ejlli heq dorë nga dëshira për t’u bërë “showman”, ‘lufta e ftohtë’ me Olta Gixharin për karrigen e opinionistit të BBV

7 October 2023, 17:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luiz Ejlli heq dorë nga dëshira për t’u bërë
Luizi dhe Olta

Emri i Luizit ka qenë padyshim kryefjala e muajve të fundit. Që pas fitores së “Big Brother”, jeta e tij ndryshoi totalisht. Edhe njëherë ai iu rikthye muzikës. Vetëm se këtë herë si emri më i dashur dhe më i paguar i skenave “live”. Megjithatë, planet e tij ishin edhe më tej.

Mund të themi se habia ishte e madhe kur u zbulua se ai do të ishte protagonist edhe në film. Përkrah Olta Gixharit, ai luajti për herë të parë në një film. “Në Kuadër të Dashurisë”, e ka premierën javën e ardhshme, ku edhe pritet që interesi të jetë i lartë.

Që pas përfundimit të “Big Brother”, Luizin e kemi parë shpesh në skenë, edhe në pozita të tjera veç atij të këngëtarit. Një post që padyshim i rrinte mirë ishte edhe ai i opinionistit të “Përputhen”. Pretendimet e mëtejshme të tij kanë qenë edhe për tu bërë sërish pjesë e “Big Brother”, vetëm se këtë herë si opinionist.

Një post ky që e ka kërkuar edhe në një farë mënyre publikisht. Gjatë ditëve të pushimit të tij me Kiarën në Milano, ai postoi një foto ulur në kolltuk ku shprehej “Opinionist në Grande Fratello”.

Të dy protagonistët e edicionit të shkuar, kanë pasur të njëjtin pretendim, por deri më tani emri i Oltës është përjashtuar nga mundësia për ta parë në janar sërish në formatin e njohur.

Oltës i është dhënë një vend në jurinë e “Dancing”, ku do të japë vlerësimet e saj së bashku me Ilir Shaqirin, Valbona Selimllarin dhe Lori Balajn.

Në rrjet është përfolur se krisja e madhe mes tij me Arbana Osmanin dhe Eduart Grishaj ka qenë pikërisht për karrigen e opinionistit të BBV. Armiqësia e krijuar mes tyre u bë e njohur për publikun, kur këngëtari vendosi të largojë nga “Instagram”-i çiftin e njohur.

Por teksa është ende larg konfirmimit të tij si pjesë e “Big Brother”, Luizi ka vendosur të përqendrohet vetëm tek karriera e tij e tij si këngëtar.


Video