Luizi çorienton shtëpinë, droni surprizë ndez diskutimet, çfarë shkruhej në të?

9 Shkurt 2026, 11:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mesditën e sotme, banorët e “Big Brother VIP Albania” u përballën me një surprizë të papritur nga ajri, që shkaktoi jo pak trazim në shtëpi. Ndërsa konkurrentët ndodheshin në oborr, Rogerti ishte i pari që vuri re dronin që fluturonte mbi rezidencë dhe njoftoi menjëherë Luizin për atë që po vinte.

Banderola që mbahej nga droni mbante një mesazh të qartë dhe provokues: “Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë”, duke rikonfirmuar statusin e Luiz Ejllit në sytë e mbështetësve të tij dhe duke rikthyer vëmendjen te ndikimi që ka brenda shtëpisë.

Sapo e lexoi mesazhin, Luiz nuk nguroi të reagojë me humorin e tij tipik. Ai nuk humbi rastin për të thumbuar banorët dhe u shpreh:

“Ju kam thënë që jeni qiraxhinj këtu”.

Droni dhe mesazhi që mbante ai u bënë menjëherë temë diskutimi, duke vënë në pah se as surprizat e jashtme nuk e zmbrapsin karizmën e tij.

Kjorikonfirmon se Luiz mbetet një nga figurat më të forta të shtëpisë, dhe çdo lëvizje e tij, madje edhe një “thumbim” i vogël, nuk kalon pa u vënë re nga bashkëbanorët dhe publiku.


Video