
“Deri dje ishte thjesht Miss Ukraina”. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, i cili nuk i ka shpëtuar dot përfshirjes emocionale për rezistencën e popullit ukrainas ndaj pushtuesit rus dhe ka publikuar foton e Miss Ukrainës 2014, e cila i është bashkuar luftës dhe ka pozuar me armë në dorë.
Po kush është Anastasiia Lenna:
Anastasiia Lenna, një konkurrente e konkursit të bukurisë që fitoi titullin Miss Ukraina në vitin 2014, ka dëgjuar thirrjen e Presidentit Zelensky për qytetarët që të marrin armët për të luftuar kundër pushtimit të Ukrainës.
Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar disa shkrime vajzës luftëtare tashmë. Një mbretëreshë bukurie dhe ish-Miss Ukraina, Anastasiia Lenna, ka hequr dorë nga takat e saj të larta për këpucët luftarake.
Pas pushtimit rus, Anastassia ka dalë jashtë për të mbrojtur atdheun dhe thuhet se i është bashkuar ushtrisë ukrainase për të mbrojtur kombin e saj.
Ajo ka kërkuar vazhdimisht mbështetje dhe donacione për forcat e armatosura të Ukrainës. Lenna është e diplomuar në marketing dhe menaxhim nga Universiteti Slavistik në Kiev, Ukrainë. Ajo ka punuar në Turqi – Bodrum, Ankara dhe Stamboll si menaxhere e PR. Ajo njeh pesë gjuhë dhe ka punuar edhe si përkthyese.

