"The Simpsons" parashikuan edhe luftën në Ukrainë?

27 February 2022, 19:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"The Simpsons" parashikuan edhe luftën në Ukrainë?

“The Simpsons” njihen për parashikimet e tyre historike, nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së deri shpërthimi i fuqishëm në Bejrut.

Ndërkohë, së fundmi, ata kanë parashikuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Pas ngjarjes tragjike, përdoruesit e Twitter e lidhën me konfliktin me një episod të vitit 1998 në serialin e quajtur “Simpson Tide”.

Në të, Homeri qëllon aksidentalisht një kapiten nëndetëse në ujërat ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake.

Kjo gjë u konfirmua nga prezantuesi i “Simpsons”, Al Jean, i cili bëri një postim në Twitter lidhur me këtë.

“Shumë e trishtueshme të thuash se kjo nuk ishte e vështirë të parashikohej”, ka shkruar ai.

 

 

 


Video