Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e djalit

31 May 2024, 19:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të
Landi Hysa me bashkëshjorten dhe djalin

Këngëtari i njohur Landi Hysa është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Eva Ago ka sjellë në jetë foshnjën ditën e djeshme, në 29 Maj.

Ai e ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale ku ka postuar foto të porsalindurit, të cilin e kanë quajtur Eloi.

Gjithashtu, ditën e djeshme Landi publikoi foto me partneren, e cila pozoi e veshur me një fustan të bardhë dhe tregonte barkun e rrumbullakosur.

“Tranzicioni pjesa e dytë”, shkroi këngëtari krahas fotove me partneren dhe rreth një orë më vonë zbuloi se foshnja kishte ardhur në jetë.

Ndërs ka postuar edhe një imazh, teksa çifti mbajnë në krah djalin e tyre.



Video