
Çiljeta Xhilaga aktualisht po merr pjese në një emision televiziv, ku ka rrëmbyer gjithë zemrat e publikut.
Ndër rrëfimet e saj, ajo që është pëlqyer më së shumti është marrëdhënia e ngushtë që ka me djalin e Albanit, të cilin nuk e diferencon nga Fernando.
Së fundmi, një prej pyetjeve të bëra ndaj saj ishte se çfarë do të bënte nëse do të fitonte 100 mijë euro.
Çiljeta Xhilaga tha se ato lekë ja ka borxh djalit Fernando, pasi lekët e tij i ka shpenzuar kur iu sëmur mami.
“Ndër vite i kisha mbledhur Fernandos gjithë lekët që i sillte babai i vet, çdo muaj. Sapo u bëra gati të bëja një investim për djalin, ndodhi që mami im u sëmur dhe u shpenzuan të gjitha. Kështu që kam një detyrim ndaj djalit tim për t’ia zëvendësuar lekët”.