Ka pritur dhe përcjellë tre kryeministra, macja Larry do të mirëpresë edhe Liz Truss

6 September 2022, 20:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ka pritur dhe përcjellë tre kryeministra, macja Larry do të
Macja Larry do të mirëpresë edhe Liz Truss

Macja e Downing Street, Larry, që ka pritur dhe përcjellë tre kryeministra britanikë, është gati t’i japë mirëseardhjen edhe kryeministres së re Liz Truss.

Mediat britanike i kushtojnë artikuj maces 15-vjeçare që është në Downing Street që nga viti 2011.

Madje ajo u citua në fjalimin e lamtumirës të Johnson: “Nëse Dylan (qeni) dhe Larry (macja) munden t’i tejkalojnë vështirësitë, ashtu mundet edhe Partia Konservatore. Faleminderit votuesve britanikë, që më dhatë shansin t’u shërbej”. 

Ka pritur dhe përcjellë tre kryeministra, macja Larry do të

Larry, ka takuar disa nga udhëheqësit më të njohur botërorë, ku ka qenë kryesisht jomiqësore me burrat, ku përjashtim bën vetëm ish-Presidenti amerikan Obama.

Macja e cila dikur ishte endacake, u rekrutua si “nëpunëse” nga kryeministri David Cameron në 15 shkurt 2011, për të menaxhuar një tufë minjsh që u shfaqën pranë rezidencës kryeministrore.

Që prej asaj kohe ajo është kthyer në një prej banoreve më jetëgjata të rezidencës së kreut të qeverisë.

Ka pritur dhe përcjellë tre kryeministra, macja Larry do të



Video