FOTOLAJM/ Përdhunimi i 11-vjeçares, Rita Ora përlotet në Tiranë

6 September 2022, 12:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTOLAJM/ Përdhunimi i 11-vjeçares, Rita Ora përlotet në

Rita Ora nuk i ka mbajtur lotët teksa foli për rastin e 11-vjeçares së përdhunuar mizorisht për disa orë nga 5 burra në Prishtinë, ngjarje e cila ka tronditur opinionin publik si dhe ka shkaktuar protesta në Tiranë e Prishtinë.

Këngëtarja ka mbajtur një konferencë për shtyp para koncertit ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Por, fillimisht artistja u ndal te vajza, rasti i së cilës i ka tronditur të gjithë.

Rita u shpreh e përlotur se kjo na bëri të kuptojmë se sa e rëndësishme është të kemi një fokus në këto çështje dhe sa e rëndësishme është të punojmë me fëmijët që këto mos të përsëriten.

“Pak kohë më parë ajo që ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë se sa e rëndësishme është të kemi një fokus në këto çështje të rëndësishme dhe sa e rëndësishme është të punojmë me fëmijët që këto mos të përsëriten. Shpresoj që prindërit dhe e ardhmja e vendit tonë të ndryshojë dhe ndihmojë gratë.

Dhe bashkë me burrat të mësojnë për të drejtat e barabarta. Ju dërgoj gjithë respektin dhe dashurinë familjes së 11-vjeçares. Përveç kësaj dua t’i ftoj të gjithë të bëhen pjesë e koncertit në shesh dhe të falenderoj Britaninë e Madhe për ndihmën dhe mbështetjen”, u shpreh Rita e përlotur.



Video