"Ka ardhur koha të bëjmë dëme"/ Sabiani do të futet sot në BBV për të ndarë Kejsin me Kristin? Video që ngre dyshime

4 March 2023, 16:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ka ardhur koha të bëjmë dëme"/ Sabiani do të
Sabiani, Kristi dhe Kejsi

Pas romancës së nisur të Keisit me Kristin, Sabiani duket se i ka harruar deklaratat se vajza e tij kishte të gjithë lirinë e botës për të bërë çfarë i do qejfi në “Big Brother VIP”.

Lidhjen e tyre Sabiani e ka kundërshtuar hapur që në momentin që doli në pah lidhja e Kristit jashtë Big Brother VIP. Majde këngëtari shkoi deri aty sa fshiu të gjitha fotot me të bijën në Instagram dhe e hoqi nga ndjekëset.

Videot e fundit të Sabianit në rrjetet sociale janë sa komike aq edhe thumbuese. Së fundmi ai ka publikuar një video nën audion:

“Më në fund erdhi momenti që po prisnit. Ka ardhur koha të bëjmë dëme". Ndërsa krahas saj shkruan "Do bëjmë dëme sot apo jo?”.

Sonte është prime i BBV, prandaj ndjekësit po dyshojnë se Sabiani do të futet si surprizë për Keisin, por jo pa dëme.


Video