Në promon e Big Brother Vip Albania, konfirmohej se mbrëmjen e sotme do të futen jo një, por disa banorë të rinj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në rrjet dhe median online kanë filluar aludimet se cilët pritet të jenë banorët e rinj të BBV-së. I pari është aktori Elvis Pupa dhe duket se emri i tij është i konfirmuar, pasi këtë gjë ai e ka pranuar edhe vetë dhe ka ardhur nga Australia.
Një tjetër emër është ai i ish-konkurentes së "Përputhen 1", Antoneta Koçit, e cila më pas ka marrë pjesë edhe në disa programe të tjera televizive.
Një tjetër emër që po aludohet është dhe ai i blogeres Eriola Doçi apo edhe emri i modeles shqiptare në Itali, Jori Delli, e cila është dhe shoqe e Beniadës. Gjithsesi, asnjëri prej tre emrave të vajzave nuk është i konfirmuar.
Megjithatë, do të na duhet të presim spektaklin e sotëm për të zbuluar se kush do të jenë banorët e rinj dhe se si do të ndryshojnë dinamikën e lojës, kur tashmë ka mbetur pak më shumë se një muaj.