“Ishalla ju futet Serbi t’ ju .... ", Fifi e dëshpëruar nga mesazhet: Bëhemi patriotë vetëm në ndeshje futbolli

13 December 2022, 14:04Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Ishalla ju futet Serbi t’ ju .... ", Fifi e

Këngëtarja Fifi ditën e saj e ka nisur duke lexuar disa mesazhe “të tmerrshme”  të cilat i kanë ardhur në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo e cila ka ndarë me ndjekësit me emër dhe mbiemër ndjekësit të cilët i kanë dërguar mesazhe dhe komente, ku luten që Serbia ta pushtojë Kosovën.

“Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’ i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë duhet të jesh me ti urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në cdo aspekt.

E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhëmi patriotë vec kur bëhet gol”, shkruan Fifi krah mesazheve dhe komenteve të ndjekësve.

“Ishalla ju futet Serbi t’ ju .... ", Fifi e


Video