Përballen për herë të parë pas daljes nga "BBV", Monika i sjell Ilirit bakllava dhe kadaif

12 December 2022, 21:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përballen për herë të parë pas daljes nga
Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja

Në spektaklin e kërcimit “Dance Albania”, aktorja e njohur Monika Lubonja ka ardhur për të mbështetur Melisa Lleshin.

Mirëpo, kjo ka shënuar dhe përballjen e parë të Monika Lubonjës me balerinin dhe kryetarin e jurisë së “Dance Albania” Ilir Shaqirin pas daljes nga "Big Brother Vip".

Monika e ka surprizuar Ilirin me bakllava dhe kadaif, ashtu siç ai i thoshte gjatë qëndrimit në "BBV", se aktorja mbante një dorë në bakllava dhe një dorë në kadaif.

Monika Lubonja: Unë kam ardhur të mbështes Melisën, kam parë rrugëtimin e Melisës.

Ilir Shaqiri: Le t’i japim fillim festës së erdhi Viti i Ri, duhet bakllavaja, duhet kadaif.

Monika Lubonja: A mundet një moment?

Alketa Vejsiu: Prit ta shikoj se çfarë ka kurdisur… E paparashikueshme.

Ilir Shaqiri: Wawww….

Monika Lubonja: Ma ke nxirë jetën me këtë bakllavanë. Tani meqë shquhesh që…

Ilir Shaqiri: Mos ke futur nga ato solucionet…

Monika Lubonja: Jo mo se nuk dua të të helmoj.

Ilir Shaqiri: Mos ka rënë ndonjë qime floku…

Monika Lubonja: Ça nuk hëngrëm nga duart e tua.


Video