"U kap, akuzohet për vrasje në Gjermani", Cllevio flet për zhdukjen misterioze të "Izet Panterës": I kërkojnë burgim të përjetshëm

12 December 2022, 20:04Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"U kap, akuzohet për vrasje në Gjermani", Cllevio flet
Cllevio dhe Izeti

Gjatë kohës kur reperi Cllevio (Kleviol Ahmeti) mori vëmendje mediatike për shkak të arrestimeve dhe sherreve të tij, i njohur për publikun u bë dhe shoku i tij, i njohur me nofkën "Izet Pantera".

Por, prej kohësh, ai nuk është shfaqur në rrjetet sociale, dhe së fundmi, rreth zhdukjes misterioze të tij ka folur Cllevio.

Gjatë një bashkëbisedimi "live" me shokët në rrjetet sociale, Cllevio tha se ai është arrestuar  dhe akuzohet për vrasje në Gjermani. Ai tha më tej se autoritet gjermane kërkojnë për "Izet Panterën" burgim të përjetshëm, teksa në një moment Cllevio e konsideron si vrasës me pagesë.

Nuk dihet se në cilin krim është përfshirë "Izeti". Kujdes, video e mëposhtme përmban fjalor +18.


Video