Kur dritat e shtëpisë së BBV Kosova janë fikur, të papritura kanë ndodhur. Në orët e para të mëngjesit, Getinjo është parë pranë shtratit të Vivien teksa përqafohen me njëri tjetrin dhe qëndronin pranë njëri tjetrit.
Madje, Getinjo është kujdesur që edhe të mbulojë Vivien teksa kjo e fundit qëndronte e shtrirë në shtrat.
Mirëpo, as Stresi me Gresën nuk kanë mbetur pas. Ata janë shfaqur teksa përqafojnë njëri tjetrin në shtrat
Jo vetëm kaq por Stresi shihet qartazi teksa puth në faqe Gresën.
Mos vallë, kemi të bëjmë dalëngadalë me çiftet e para brenda shtëpisë së BV Kosova?
Kujtojmë që më herët, Stresi tregoi se e ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij Keisin si dhe kërkoi edhe një falje nga kjo e fundit.
“Nuk e kam dëgju shumë nanën time. Këtë herë kam hyrë në BBV që ta kem një shans të dytë për jetën time, që nënën time ta gëzoj me të mira, edhe me një nuse të mirë.