I dërgoi Kejsit sinjal për ribashkim, por Stresi nuk ndalon së puthuri Gresën (FOTO)

12 December 2022, 18:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I dërgoi Kejsit sinjal për ribashkim, por Stresi nuk ndalon së
Stresi dhe Gresa

Që në ditët e para të hyrjes Stresi ka shprehur publikisht dëshirën që të rikthehet me ish-gruan e ti, Kejsin.

Ai ka zbuluar se ka qenë një tradhëti nga ana e tij që i dërgoi deri në ndarje por se është penduar dhe do që pas daljes të ribashkohet me të.

Por teksa shprehu këtë reperi ka vazhduar me afrimitetin e madh me Gresën ditëve në vijim.

Madje sonte që është prime dyshja kanë biseduar për veshjet, Stresi i sugjeron modeles të veshë një fustan të gjelbër me xixa, pasi edhe ai po mendon të veshë një këmishë të tillë.

Pas sinjalit që i dërgoi Kejsit nuk dihet se si do të vijojë historia pas afrimitetit të tij me modelen dhe puthjeve e përqafimeve të vazhdueshme.



Video