Icardi dhe Wanda Nara, sërish në krizë. Ajo është shumë e lidhur me një mashkull tjetër

15 September 2022, 12:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Icardi dhe Wanda Nara, sërish në krizë. Ajo është

Mauro Icardi dhe Wanda Nara po kalojnë një moment tjetër krize. Kjo është ajo që doli në programin televiziv argjentinas “Socios del espectaculo”.

"Është kriza e fundit e kësaj marrëdhënieje. Transferimi i Icardit te Galatasaray nuk ka të bëjë me të si agjente, të dy vazhdojnë të ndajnë një marrëdhënie profesionale", – tha prezantuesja Luli Fernandez.

“Bombën” e hodhi megjithatë gazetarja Mariana Brey: “Wanda po afrohet më shumë me dikë që e njeh prej kohësh: këngëtarin L-Gante. Ata ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe afrohen dita-ditës”.

Pra, midis Wanda dhe Icardi paska hyrë një i tretë… "L-Gante dhe Wanda Nara ndajnë një miqësi të thellë… Disa javë më parë ata morën pjesë në të njëjtën festë. Nuk kishte asgjë skandaloze publikisht, por afiniteti i tyre tërhoqi vëmendjen, kishte shumë njerëz në atë festë.

Nga sa më thanë, Wanda ishte shumë e interesuar për të”, – shtoi prezantuesja e emisionit. Për momentin lajmi nuk është konfirmuar dhe as mohuar nga të interesuarit drejtpërdrejt. Në këtë periudhë, Nara është duke udhëtuar mes Argjentinës, ku po xhirohet programi televiziv i saj “Këngëtarja e maskuar” dhe Stambollit, ku i është shpërngulur e gjithë familja.

Cili është L-Gante? Emri i vërtetë, Elian Angel Valenzuela. L-Gante është një reper i lindur në vitin 2000. Ai ka lindur dhe është rritur në Argjentinë, në provincën e Buenos Aires dhe ka debutuar në botën e muzikës vetëm 15 vjeç.

Si këngëtar njihet kryesisht në vendin e tij për këngët me tekste shumë të forta. Djali është i njohur edhe për tatuazhet e tij të shumta, duke përfshirë shumë në fytyrë. Pavarësisht moshës së re, ai tashmë ka një vajzë të lindur nga një lidhje tashmë e përfunduar.


Video