Teksa të gjithë fëmijët në botë nisën sezonin e ri shkollor, një grup nxënësish në Bronx, morën një surprizë të veçantë nga reperja Cardi B. 29-vjeçarja ka vizituar së fundmi lagjen Morris Heigts të Brooklyn, ku ndoqi edhe shkollën fillore.
Reperja ka befasuar nxënësit e shkollës teksa ka njoftuar se do të dhurojë 100 mijë dollarë donacion për shkollën e tyre. Teksa reflektoi për kohën e saj në atë shkollë, Cardi u shpreh se “shumë mësues ishin të ashpër me mua. Isha si një fëmijë i prapë, por shumë e veçantë për shumë prej këtyre mësuesve dhe i mbaj ende në zemrën time”.
Edhe pse paraqitja e saj në shkollë e Bronxit ishte e planifikuar, donacioni prej 100 mijë dollarësh ka befasuar edhe Departamentin e Arsimit të qytetit të New York-ut.
Kancelari i shkollave David Banks gjatë një deklarate për mediat, ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin bujarë të reperes, teksa shton se ky kontribut do t’i ndihmojë fëmijët e shkollës të ecin përpara.