
Efi festoi pak ditë më parë ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe, ku të ftuar ishin njerëzit e saj të dashur, miq e ish-banorë të Big Brother Vip.
Nëpër fotot që ajo vetë publikoi në rrjetet sociale, nuk u duk gjëkundi partneri i saj, por në fakt ai nuk kishte se si të mungonte në festë.
Ndonëse jo publikisht, partneri i saj e ka shoqëruar përgjatë gjithë natës, duke i qëndruar në krah. Miqtë dhe të pranishmit në festë kanë shfaqur edhe momentin ku çifti nuk i fsheh përqafimet.
Gjatë qëndrimit në Big Brother Vip, ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, Efi nuk ndau asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist dhe se e thërret Genco.