"Nuk flas dot, është një gjë shumë e bukur", Kiara paska përgatitur një super surprizë për Luizin (VIDEO)

18 Mars 2023, 15:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Kiara dhe Luizi

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë çifti i parë që u krijua në edicionin e këtij viti të ‘Big Brother VIP Albania’. Dyshja prej javësh kanë nisur një lidhje dashurie brenda shtëpisë së famshme dhe tashmë romancë po e shijojnë para një publiku të madh nga të cilët ndiqen vazhdimisht.

Në rrjet komentohet shumë se dashuria e Luizit është më e madhe se ajo e Kiarës, nisur nga surprizat dhe gjestet e tij. Mirëpo, një surprizë nga Kiara pritet në ditët në vazhdim pasi këtë ajo ia ka premtuar Luizit gjatë një diskutimi që kanë bërë mbrëmë.

Kiara tha se diçka shumë e bukur po e pret atë, por pavarësisht insistimit të Luizit ajo nuk ka zbuluar detaje.

“Do të kënaqesh ti nga një gjë e bukur, kaq të them nuk të them më shumë, do të ndodhë këtu, është një gjë e bukur por nuk e them dot, nuk flas më e kam bërë unë për ty nëse do e kalosh nominimin”, u shpreh Kiara.

Vlen të theksohet se Kiara u shpall fituese në lojën e imitimit dhe ka patur mundësinë që t’i kërkojë një dëshirë Vëllait të Madh. Mos ndoshta kjo dëshirë ka të bëjë me suprizën që ajo ka përgatitur për Luizin? Kjo gjë mbetet për t'u parë.

Video