Zjarri masiv në Tiranë preku edhe apartamentin e saj, reagon modelja e njohur

16 Prill 2026, 11:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zjarri i madh që shpërtheu dy ditë më parë në Tiranë, duke përfshirë një pallat 12-katësh, ka prekur edhe figura të njohura të ekranit shqiptar. 

Mes tyre është edhe modelja Gloria Meshi, e cila ka humbur banesën e saj në këtë ngjarje të rëndë, që dyshohet se ka nisur nga ambientet e jashtme të një supermarketi në katet e poshtme të apartamentit.

Përmes disa postimeve në Instagram, Gloria ka ndarë tronditjen e përjetuar, duke vënë në dukje edhe rrezikun e madh me të cilin janë përballur ekipet e emergjencës.

Në një tjetër postim, Gloria ka sqaruar se ajo dhe familjarët e saj janë mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime fizike, megjithëse dëmet materiale në apartament janë të mëdha.

Për këtë arsye, ka bërë të ditur se do të tërhiqet përkohësisht nga aktiviteti në rrjetet sociale, me përjashtim të disa bashkëpunimeve të planifikuara më herët.



Video