Edisa deklaratë të fortë ndaj Arjan Konomit: Ke shpërdredhur seksualitetin tënd! Do të thoja që je gay...

15 Prill 2026, 11:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas debateve të ashpra në “Fan Club”, ish-banorja e BBVA 5, Edisa Demollari, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale drejtuar opinionistit Arjan Konomi.

Ky reagim vjen si pasojë e përplasjeve verbale dhe deklaratave që Konomi bëri në drejtim të saj gjatë transmetimit.

Në një shkrim të publikuar në Instagram Story, Edisa ka përdorur tone ironike dhe akuza personale ndaj opinionistit. Ajo shprehet:

“I dashur Arjan Konomi, më paska shpëtuar ‘spërdredhja’ sepse m’u sulën tre veta menjëherë dhe nuk kisha kë të dëgjoja përpara. Ti e njeh më mirë këtë term, sepse ke spërdredhur seksualitetin tënd, i nderuar. Do të thosha se je ‘gay’, por siç thotë ajo barsaleta: ‘Gay’ është Elton John, të keqen baba, ti je…”.

Deri më tani, Arjan Konomi nuk ka reaguar lidhur me këtë postim të rëndë të Edisës, i cili po qarkullon me shpejtësi online.

Edisa deklaratë të fortë ndaj Arjan Konomit: Ke shpërdredhur


Video