“Gabime dhe mangësi në dokumente” – Igli Tafa i AKSHI-t anulon t...
18 Gusht, 22:12Fokus
Aktori Julian Deda është surprizuar ditën e sotme me një helikopter në shtëpinë e “BBV”, nga fansat e tij të zjarrtë.
“Jul baba”, shkruhej krahas fotos së aktorit, i cili u gëzua shumë nga kjo surprizë.
“Ju dua zemrat e mija”, tha Juli teksa hypi sipër një tavolinë.
Juli, Heidi Baçi, Romeo Veshaj, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë 5 finalistët e “BBV”, ndërsa mbrëmjen e nesërme mbahet finalja e reality show, ku do të zbulohet fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.
Ky mesa duket është helikopteri i fundit për Julin i cili është surprizuar të paktën 3 herë nga surpriza të ngjashme gjatë qëndrimit brenda shtëpisë.
